Google ADS

Dy zyrtarë policorë shqetësohen nga një person derisa ishin në seancë gjyqësore

10:12 | 8 Mars 2022
V. S.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy zyrtarë policorë janë shqetësuar nga i dyshuari deri sa ishin në seancë gjyqësore.

Rasti ka ndodhur më 4 mars në orën 10:00, në rrugën “Filip Visnjica”.

“Dy zyrtarë policorë kanë raportuar se janë shqetësuar nga i dyshuari mashkull kosovarë deri sa ishin në seancë gjyqësore. I dyshuari edhe përmes rrjeteve sociale në mënyrë të vazhdueshme kishte shqetësuar dhe ofenduar zyrtarët policorë”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme