Google ADS

Kurti: Duhet t’i aktivizojmë gratë e shkolluara e duhet t’i shkollojmë sa më lartë gratë aktive

09:54 | 8 Mars 2022
S D

Me rastin e ditës së gruas, Agjencia për Barazi Gjinore ka organizuar një ngjarje me temën “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithë përfshirjen”,  e ku të pranishëm ishin presidentja Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti, shkruan arbresh.info.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti para të pranishmëve në këtë ngjarje foli mbi organizmin institucional me atë shoqëror në mënyrë që të ketë barazi dhe drejtësi në vendin tonë.

Kurti,  po ashtu tha se gratë nuk punojnë vetëm për gratë dhe se ato mbajnë barrën e problemeve shoqërore.

“Organizmi i përbashkët institucional e shoqëror për të jetësuar synimet për barazi dhe drejtësi është e vetmja alternativë, nuk mund të ketë barazi në shoqëri pa barazi në mes të gjinive, barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore. Por përderisa gratë dhe vajzat mbajnë barrën e problemeve shoqërore ato janë thelbësore për nxitur dhe udhëhequr ndryshimet drejt zgjidhjes së tyre, gratë e bëjnë aktivizimin e dyfishtë merren me politikat e përgjithshme por gjithsesi edhe me çështjet gjinore, gratë nuk punojnë vetëm për grat por ato punojnë po ashtu edhe për grat”, tha Kurti.

Tutje, Kryeministri tha se duhet të aktivizohen gratë e shkolluara dhe të shkollohen gratë aktive.

“Duhet t’i aktivizojmë gratë e shkolluara e duhet t’i shkollojmë sa më lartë gratë aktive. Krijimi i mundësive të barabarta është objektivi ynë i parë strategjik në programin e Kosovës për barazi gjinore që gratë të përfitojnë nga zhvillimi por edhe të kontribuojnë që të rrisin përfshirjen  e pjesëmarrjen aktive e pjesëmarrjen në vendimmarrje”, tha Kurti.

Tutje, Kurti përmendi edhe stereotipat diskriminuese që sipas tij u kanë mohuar grave momentin për të bërë karrierë.

“Stereotipat diskriminuese gjinore u kanë mohuar vajzave dhe grave qasjen e barabartë për të bërë karrierë i kanë privuar vajzat dhe gratë nga realizmi i potencialeve të tyre ndërsa shoqëria është privuar nga zhvillimi që do të mund të sillte potencialin i gjysmës së popullsisë”, tha Kurti.

Për t’u dhënë hapësirë vajzave në fushën e shkencës, Kurti tha se janë ndarë afër 1500 bursa.

“Për të ndihmuar vajzat në shkencë këtë vit ne kemi ndarë 1365 bursa për vajzat në fushat e shkencës teknologjisë, ingjinierisë dhe matematikës e këtu janë inkurajuar vajzat nga viset rurale apo me status më të ulët socio-ekonomik dhe për komunitet jo shumicë”, tha Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme