E ndau nga i dashuri, Demet i merr Handes edhe vendin e parë në karrierë

09:14 | 8 Mars 2022
A. B.

Demet Ozdemir ka arritur të zërë vendin e parë në listën e publikuar nga platforma më e madhe e filmave dhe serialeve.

Aktorja e cila ka luajtur një sërë rolesh shumë të njohura në serialet turke, ka kaluar edhe Hande Erçel, një tjetër aktore tepër e suksesshme.

5 aktorët e rradhitur në Top 5 janë shumë të njohur.

1.Demet Ozdemir

2.Hazal Kaya

3.Can Yaman

4.Hande Erçel

5.Kerem Bursin

Kujtojmë që në mediat turke është shkruar se Demet dhe Hande nuk i kanë marrëdhëniet aspak të mira me njëri-tjetrën.

Madje sipas burimeve Demet ka qenë shkaktare e ndarjes së Handes nga Kerem pasi Hande nuk pranonte që partneri i saj të punonte në të njëjtin projekt me Demetin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme