Ambasada e Gjermanisë në Afrikën e Jugut deklaroi dje se Rusia po vret civilë të pafajshëm në Ukrainë për interesa të saj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në përgjigje të një postimi në mediat sociale nga ambasada ruse në Afrikën e Jugut, ambasada gjermane reagoi në Twitter se nuk mund të heshtë mbi pretendimet e palës ruse, pasi ishte “shumë cinike”.
“Ajo që Rusia po bën në Ukrainë është masakrimi i fëmijëve, grave dhe burrave të pafajshëm për interesa të saj”.
“Padyshim që nuk është duke ‘luftuar nazizmin’. Turp për këdo që i beson kësaj. (Mjerisht, ne jemi në njëfarë mënyre ekspertë të nazizmit)”, thuhet në reagim.
Ambasada ruse në Afrikën e Jugut më herët shpërndau një postim në Twitter, ku thoshte: “Të dashur abonentë, kemi marrë një numër të madh letrash solidariteti nga afrikano-jugorët, si individë ashtu edhe organizata. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj dhe jemi të lumtur që vendosët të qëndroni me ne sot, kur Rusia, si 80 vjet më parë, po lufton nazizmin në Ukrainë!”.
Të paktën 351 civilë janë vrarë, përfshirë 22 fëmijë dhe 41 gra, ndërsa 707 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia nisi një luftë në vendin e Evropës Lindore më 24 shkurt, sipas shifrave të OKB-së, ndërsa shifra reale dyshohet të jetë më e lartë.
Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, më shumë se 1.5 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje.
Sulmet ruse janë pritur me reagim të ashpër nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe SHBA-ja, vendosën një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Moskës.
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...