Një embargo ndaj naftës ruse do të kishte pasoja katastrofike për tregun botëror dhe mund të rriste çmimin e një fuçie në 300 euro, paralajmëroi Moska, duke kërcënuar me mbylljen e gazsjellësit Nord Stream 1.
“Është mjaft e qartë se refuzimi për të blerë naftë ruse do të çojë në pasoja katastrofike për tregun botëror”, tha zëvendëskryeministri rus për Energjinë, Alexander Novak, transmeton portal arbresh.info
“Kërcimi i papritur i çmimeve mund të jetë i paparashikueshëm dhe të arrijë në 300 euro për fuçi, dhe madje edhe më shumë,” tha ai, sipas agjencive ruse të lajmeve.
Kur Moska njohu pavarësinë e territoreve rebele në Ukrainën lindore në shkurt, Perëndimi ngriu projektin Nord Stream 2, i cili lidh Rusinë me Gjermaninë.
“Ne me të drejtë mund të marrin një vendim të ngjajshëm dhe të vendosim embargo për furnzimet me gaz përmes tubacionit Nord Stream 1”, tha Novak.
“Por, deri me tani ne nuk e kemi marrë një vendim të tillë, edhe pse politikanët europianë me akuzat dhe deklaratat e tyre po na shtyejnë drejt këtij vendimi”, shtoi ai.
Novak tha se ishte e pamundur të zëvendësoheshin shpejt dërgesat e naftës ruse në tregun europian.
“Do të duhen disa vite dhe do të jetë më e shtrenjtë për konsumatorët europianë që do të jenë viktimat më të mëdha të një skenari të tillë”, paralajmëroi ai.
Çmimi i një fuçie Brent të Detit të Veriut ishte pothuajse 140 dollarë rreth mesnatës të së dielës, që nuk është larg nga rekordi absolut prej 147,50 dollarësh që arriti në korrik të vitit 2008./arbresh.info/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person