Rusia ka propozuar një armëpushim duke filluar nga ora 10 e mëngjesit me orën e Moskës, që është ora 02:00 të martën, që tregon se është gati të hapë korridoret e evakuuimit nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol, raportojnë mediat ruse.
Ukraina ende nuk ka rënë dakord zyrtarisht me propozimin e armëpushimit, shkruan CNN, përcjellë Gazeta Online Reporteri
“Rusia shpall një armëpushim nga ora 10 e mëngjesit (koha e Moskës) më 8 mars dhe është e gatshme të sigurojë korridore humanitare: nga Kievi dhe vendbanimet fqinje në Federatën Ruse përmes territorit të Republikës së Bjellorusisë deri në Gomel”, citojnë mediat ruse deklaratën.
Ata shtuan gjithashtu se korridoret e evakuimit do të jenë gjithashtu të hapura nga Chernihiv përmes territorit të Bjellorusisë, nga qyteti i Sumy përgjatë dy rrugëve për në Poltava dhe në territorin e Rusisë, nga Kharkiv në territorin e Rusisë ose në Lviv, Uzhgorod. Gjithashtu, një korridor humanitar do të hapet nga Mariupol përgjatë dy rrugëve për në territorin e Rusisë dhe Zaporizhie.
Rusia tha se po ofron të bie dakord mbi planin për korridoret e evakuimit me Ukrainën deri në orën 3 të mëngjesit me orën e Moskës të martën, përpara armëpushimit që fillon në 10 të mëngjesit me orën lokale.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...