Macron dhe Scholz do të flasin me Presidentin kinez

00:35 | 8 Mars 2022
Trina Galanxhi

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz pritet të kryejnë një telefonatë të përbashkët me Presidentin kinez, Xi Jinping.

Thirrja sinjalizon një rritje të presionit nga udhëheqësit europianë ndaj Kinës për konfliktin Rusi-Ukrainë, transmeton portal arbresh.info

Të hënën, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka folur me ministrin e Jashtëm kinez për herë të dytë që nga fillimi i pushtimit.

Sipas një leximi të thirrjes së tyre, Borrell e pyeti Ëang për “gatishmërinë e Kinës për të mbështetur ndërprerjen e armiqësive dhe dialogun” dhe mbështetjen për krijimin e korridoreve humanitare për evakuimin e sigurt të civilëve.

Kina ka shprehur “keqardhje” për sulmin, por ka bërë pak për të dënuar apo kundërshtuar Moskën, në përputhje me parimet e politikës së saj të jashtme./arbresh.info/

Të ngjashme