Bombardohen depot e naftës në dy qytete ukrainase

23:10 | 7 Mars 2022
KRG

Depot e naftës në qytetet ukrainase Zhytomyr dhe Cherniahiv, janë kapluar nga zjarri si pasojë e sulmeve ajrore të kryera nga ushtria ruse.

Kyiv Independent raporton se dy rafineritë e naftës në rajonin e Zhytomyr, janë përfshirë nga zjarri pas bombardimit të tyre nga forcat ajrore ruse.

Sipas agjencisë ukrainase për emergjenca, objektiv i ushtrisë ruse ishin rafineritë e natës në Zhytomyr dhe Cherniahiv, transmeton arbresh.info

Megjithatë ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të lokalizojnë zjarret, e deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme