FIFA ka konfirmuar se lojtarët e huaj në Ligën Ruse kanë të drejtë të pezullojnë në mënyrë të njëanshme kontratat e tyre deri më 30 qershor 2022.
Kontratat për lojtarët e huaj në Ligën e Ukrainës gjithashtu janë pezulluar automatikisht.
FIFA ka bërë të ditur se në koordinim me UEFA-n dhe pas konsultimit me akterë të ndryshëm, ka marrë vendim që të ndryshojë përkohësisht “Rregulloren mbi statusin dhe transferimin e lojtarëve” për të ofruar siguri dhe qartës ligjore për një sërë çështjesh.
“Parimet përcaktohen në formën e një aneksi të përkohshëm të RSTP (Shtojca 7) me titull ‘Rregullat e përkohshme që trajtojnë situatën e jashtëzakonshme që rrjedh nga lufta në Ukrainë’”, thuhet në njoftimin e shtëpisë më të madhe të futbollit.
Përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, FIFA njoftoi se ka marrë këto vendime:
“Në lidhje me situatën në Ukrainë, për t’u ofruar lojtarëve dhe trajnerëve mundësinë për të punuar dhe për të marrë një rrogë, dhe për të mbrojtur klubet ukrainase, përveç nëse palët në kontratën përkatëse bien dakord shprehimisht ndryshe, të gjitha kontratat e punës së lojtarëve dhe trajnerëve të huaj me klubet anëtare të Shoqatës së Futbollit të Ukrainës (UAF) do të konsiderohen automatikisht të pezulluara deri në fund të sezonit në Ukrainë (30 qershor 2022), pa pasur nevojë për asnjë veprim nga palët për këtë qëllim.
Për të lehtësuar largimin e lojtarëve dhe trajnerëve të huaj nga Rusia, në rast se klubet e lidhura me Unionin e Futbollit të Rusisë (FUR) nuk arrijnë një marrëveshje të ndërsjellë me lojtarët dhe trajnerët e tyre përkatës të huaj përpara ose më 10 mars 2022 dhe përveç nëse me marrëveshje me shkrim, lojtarët dhe trajnerët e huaj do të kenë të drejtën të pezullojnë në mënyrë të njëanshme kontratat e tyre të punës me klubet në fjalë të lidhura me FUR deri në fund të sezonit në Rusi (30 qershor 2022).
Pezullimi i një kontrate sipas paragrafëve të mësipërm do të nënkuptojë që lojtarët dhe trajnerët do të konsiderohen ‘pa kontratë’ deri më 30 qershor 2022 dhe për këtë arsye do të jenë të lirë të nënshkruajnë një kontratë me një klub tjetër pa u përballur me pasoja të çfarëdo lloji”.
FIFA në fund ka përsëritur se dënon përdorimin e vazhdueshëm të forcës nga Rusia në Ukrainë dhe ka bërë thirrje për një ndërprerje të shpejtë të konfliktit dhe për një kthim në paqe.
FIFA adopts temporary employment and registration rules to address several issues in relation to war in Ukraine
▶️ https://t.co/odNLmadIcs pic.twitter.com/SvLubX3Z5c
— FIFA Media (@fifamedia) March 7, 2022
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...