Në kuadër të manifestimeve për shënimin e Epopesë së UÇK-së, në organizim të FFK-së dhe Ligës së Veteranëve të Futbollit, sot, në Kampin Nacional në Hajvali është zhvilluar turneu i veteranëve të futbollit nën moton “Të gjithë vëllezërit së bashku”.
Në këtë turne krahas veteranëve të Kosovës morën pjesë edhe ata të Flamurtarit të Vlorës, Tetovës, Luginës së Preshevës si dhe ata të Ulqinit.
Ndonëse nëpër një mot të ftoftë ekipet pjesëmarrëse dhuruan lojëra interesante dhe me rivalitet sportiv, teksa në fund trofeut të këtij turneu iu gëzuan veteranët e Kosovës, të cilët në finale arritën të fitojnë ndaj veteranëve të Flamurtarit të Vlorës, me rezultat 3:1, përcjell arbresh.info.
Në ndeshjen e parë veteranët e Kosovës barazuan me veteranët e Tetovës (0:0), derisa në gjysmëfinale arritën të fitojnë ndaj veteranëve të Ulqinit pas një loje mjaft interesante, me rezultat 4:3. Ndërkaq, Flamurtari në ndeshjen e parë fitoi ndaj veteranëve të Luginës së Preshevës, 2:1, derisa në gjysmëfinale fitoi pas penalltive ndaj veteranëve të Tetovës, me rezultat 7:6, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 0:0.
Në fund trofeun kapitenit të veteranëve të Kosovës, Lulzim Berisha ia dorëzoi presidenti Agim Ademi.
Para turneut delegacioni i FFK-së dhe ekipet pjesëmarrëse bën homazhe në Prekaz, derisa ky turne në të ardhmen do të jetë tradicional.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit