Google ADS

13 të vdekur nga sulmet ruse mbi fabrikën e bukës në Kiev

18:17 | 7 Mars 2022
KRG

Forcat ajrore ruse kanë sulmuar një fabrikë të bukës në Makariv e cila gjendet afër Kievit.

“The Guradian” shkruan se deri më tani është bërë e ditur se 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë shpëtuar të cilët gjendeshin brenda fabrikës, përcjell arbresh.info.

Ndërsa në faqen zyrtare në Twittër të Forcave të armatosura të Ukrainës, është bërë e ditur se në fabrikën e bukës, ishin 30 persona.

Kurse mediat e huaja kanë bërë të ditur se delegacionet tashmë kanë filluar raundit e tretë të bisedimeve.

Në raundit e dytë, palët kanë rënë dakord te ketë armëpushim, por këtë gjë nuk e ka mbajtur Rusia.

Armëpushimi dhe hapja e korridoreve humanitare do t’i mundësonte civilëve të evakuohen në zona më të sigurta, dhe me shpejtësi të largohen në veçanti nga Kievi, Mariupoli, Kharkivi dhe Sumy. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme