Google ADS

Një i vdekur dhe 23 raste të reja me Covid-19

14:59 | 7 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 95 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.815.802 doza të vaksinës.

Deri më sot 817.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.155 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 985 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 137 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.508.

Në total numri i rasteve aktive është 1.021./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme