Google ADS

Kurti: Në shkollë shkohet për me u bo njerëz moral

12:41 | 7 Mars 2022
arbresh.info

Kryeministri, Albin Kurti, thotë se numri i mësuesve që dhanë jetën me armë në dorë është i madh.

“Na nevojitet Epopeja e Arsimit. Nëse nëna është mësuesja e parë, mësuesja është nëna e dytë e përhershme. Nënën e dytë e mbajmë me vete sa të jetë jeta”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, një shtet dhe një shoqëri nuk ecë në politikë e ekonomi, nëse nuk ecë në arsim.

“Në shkollë shkohet për me u bo njerëz moral. Shkolla na duhet si pasuri publike kombëtare. Reforma duhet të fillojë nga çerdhet. Edukimi nuk mund të jetë cilësor nëse nuk siguron një vend pune”, tha Kurti.

Këto komente ai i bëri në një seancë të jashtëzakonshme për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme