Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që kryeministri Albin Kurti të rrisë pagat e mësimdhënësve dhe sipas tyre seanca e sotme e Kuvendit nuk duhet të përcillet me fjalime të zakonshme por me qëndrime konkrete nga ekzekutivi, raporton Ekonomia Online.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, për nderë të 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rriten pagat në sektorin e Arsimit.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka thënë se më shumë se 23 mijë mësimdhënës presin sot nga kryeministri lajmin për Ligjin e pagave.
Tutje, Tahiri ka kërkuar nga kryeministri që t’i lë fjalimet e të marrë vendime për Ligjin e Pagave.
“Arsimi ka qenë shtylla e vetme që ka lartësuar ndjenjën se ne do të kemi shtet të pavarur. Secili mësimdhënës e ka kokën lartë. Mbi 23 mijë e 250 mësimdhënës të cilët kanë rrogë 470 euro presin lajmin për ditën kur do të hyjë në fuqi ligji i pagave dhe presin shtesën që ata duhet të marrin nga shteti”.
“Nëse shohim vetëm fjalime ky është edhe mashtrim i radhës. Kryeministri duhet t’i lë fjalimet por të marrë vendime për të rritur pagat e sektorit të arsimit. Këtë çështje duhet ta trajtojmë më partitë opozitare dhe gjendja në energji është shume problem. Rritja vazhdon të jetë peshë mbi supet e qytetarëve”, tha Tahiri.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën