Pacolli uron ditën e mësuesit, e quan profesion të shenjtë

11:57 | 7 Mars 2022
A. B.

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli sot ka uruar 7 Marsin ditën e mësuesit.

Pacolli përmes rrjeteve sociale ka shprehur konsideratën e tij për të gjithë brezat e deritanishëm që e kanë ushtruar këtë profesion të shenjtë, shkruan portali arbresh.info

Postimi i tij i plotë:

Sot është 7 Marsi – Dita e mësuesit. Dua të shpreh konsideratën time për të gjithë brezat e deritanishëm që e kanë ushtruar këtë profesion të shenjtë. Po ashtu, i uroj të gjithë ata mësues e mësuese të cilët vazhdojnë sot ta bëjnë këtë punë. Gëzuar! / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme