Mozzik i dedikoi këngë, Loredana zbulon të vërtetën e lidhjes së tyre

11:32 | 7 Mars 2022
A. B.

Këngëtari kosovar,  Mozzik në ditën e Shën Valentinit publikoi disa këngë dhe njëra prej tyre ishte dedikim për ish të dashurën e tij, Loredanën.

Bëhet fjalë për këngën e titulluar – “A po rrin”, e që në një pjesë të këngës thuhet:

“Ndoshta e kemi lyp se fillum m’i hip njëri-tjetrit n’kry veç me negativitet, i morëm senet shpejt e shpejt e shpejt, e krytëm, veç kur e pashë që më s’jemi! Po thashë shpejt vjen koha do të kthehemi, se një ëngjëll në mes e kemi”.

Mirëpo, ndonëse Mozzik në një farë mënyre pranoi se vazhdon të ndjejë për ish-partneren, gjërat mes tyre nuk janë rregulluar.

Përmes një pyetësori të krijuar nga këngëtarja Loredana Zefi në rrjetin social “Instagram”, ajo iu përgjigj një pyetës që kishte të bënte me Mozzikun.

“A ka diçka mes teje dhe Mozzikut?”, teksa ajo i është përgjigjur me një “Jo”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme