Google ADS

Gërvalla-Schwarz: Këtë vit dorëzojmë aplikimin për shtet kandidat për anëtarësim në BE

11:15 | 7 Mars 2022
A. B.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme ka deklaruar se shteti i Kosovës do të dorëzojë këtë vit aplikimin formal për t’u bërë shtet kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Gjatë këtij takimi, ministrja deklaroi gjithashtu se përafrimi me BE-në nuk synohet vetëm si çështje teknike, por edhe politike gjithashtu.

“Përafrimi me BE nuk është vetëm çështje teknike, por edhe politike. Ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të jetë i qartë jo vetëm rreth perspektives diku në vitin 2035, por edhe në perspektiven e rrethanave të krijuara tani”, tha Gërvalla-Schwarz./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme