Google ADS

Policia ka shqiptuar 1343 gjoba në rajonin e Ferizajit

11:15 | 7 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit kanë shtuar aktivitetet e policisë nëpër rrugët magjistrale, rajonale dhe lokale të rajonit të Ferizajt, me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion.

 

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale javën që shkoi nga data 28.02.2022-06.03.2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 362 gjoba

Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 26 gjoba

Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 3

Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 10 gjoba

Kalimi i afatatit të regjistrimit, 30 gjoba

Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 19 gjoba

Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 190 gjoba

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 94 gjoba

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 609 gjoba

Heqje e patentë shoferit, 43

Gjithsej, 1343 gjoba

 

Ndërsa, në rajonin e Ferizajt janë raportuar 28 aksidente:

12 me lëndime trupore dhe

16 me dëme materiale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme