Marcus Rashford është duke konsideruar të ardhmen e tij te Man United pas zhvillimeve të fundit

11:10 | 7 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford raportohet se po mendon të ardhmen e tij pasi nuk po aktivizohet rregullisht në ekipin e parë këtë sezon.

Reprezentuesi anglez ka qenë një lojtar shumëvjeçar dhe i rëndësishëm te “Djajtë e Kuq” që kur ai hyri në ekipin e parë si i ri në sezonin 2015/16, por është e drejtë të thuhet se nuk e kemi parë në më të mirën e tij për disa kohë tani.

Rashford nuk e filloi humbjen e djeshme kundër Manchester Cityt, por as ndikim nuk tregoi në fushë kur u aktivizua nga banka rezervë.

Tani duket se Rashford po peshon situatën e tij në Old Trafford dhe po kërkon më shumë qartësi për pozicionin e tij në skuadër, sipas raportimeve të Fabrizio Romano.

Rashford ka padyshim talent të madh natyror, por shumë lojtarë të lartë kanë luftuar për të performuar më të mirën e tyre në United vitet e fundit, dhe shumë prej tyre kanë treguar gjithashtu përmirësim pasi u larguan nga kjo skuadër mjaft jofunksionale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme