Google ADS

“Nëse nëna është nëna e parë, mësuesja është nëna e dytë”

10:43 | 7 Mars 2022
arbresh.info

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë vizituar shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Elena Gjika” në Prishtinë.

Aty Kurti e Nagavci u pritën nga nxënësit e kësaj shkolle, të cilët kishin përgatitur edhe një performancë të shkurtër muzikore për nder të kësaj dite.

Kryeministri Albin Kurti tha se rinia e sotme janë e tashmja e vendit dhe fëmijët ende të pa lindur janë e ardhmja e vendit.

Ai tutje i urojë 7 marsin të gjithë mësimdhënësve duke iu premtuar mbështetje dhe përkrahje.

“Kemi nevojë mbi të gjitha për arsim cilësor. Arsimi varet sa nga nxënësit, mësimdhënësit por edhe nga shteti. Nëse nëna është nëna e parë, mësuesja është nëna e dytë. Andaj ne do të jemi bashkë me MASHT-in dhe Arbërie Nagavcin sa më pran jush në mënyrë që të ju ndihmojmë dhe mbështesim ë edhe mësimdhënësit t’i kenë kushtet e mira. Nëse nxënësit nëpër shkolla na dalin gjithnjë më të zot e të dijshëm atëherë e ardhmja jonë është shumë më e mirë”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti ka thënë se rendet ligjore duhet të kenë strategji që të identifikojnë dhe parandalojnë dhunën nëpër shkolla dhe në bashkëpunim me ministrinë, Kurti ka thënë se këto lajme do t’i kalojnë së kaluarës.

“Është vërtetë shqetësuese sepse bëhet fjalë për armë të ftohta të cilat po i mbajnë nxënësit nëpër shkolla, nxënësit e caktuar. Unë besojë që me angazhimin shtesë që do ta bëjnë ministria dhe policia në njërën anë, me një lloj zbutje te pandemisë në anën tjetër që të krijohet atmosfera në mënyrë që e gjithë kjo dhunë nëpër shkolla e cila i ka mbushur lajmet këtë dimër ti takoje së kaluarës”, tha Kurti.

E ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke uruar mësimdhënësit për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, tha se është ndarë buxheti për mësimdhënësit që kanë probleme shëndetësore.

“Kam kënaqësinë që të jemi bashkë me kryeministrin Kurti. Ndryshe prej mësimdhënësve të vendeve tjera kanë pasur barrën që të ngjallin edhe ndjenjat e atdhedashurisë. Sakrifica e gjeneratave të tjera na mundëson që edukimin për fëmijët tani ta bëjmë në kushte më të mira. Andaj edhe unë jam e bindur që kujtimet që ju i leni tek nxënësit janë të pashlyera në memorien e secilit nxënës”.

“Uroj që kujtimet e nxënësve për ju të jenë më të mira dhe të jenë një model i mirë. Jemi të vetëdijshëm se përtej çdo infrastrukture dhe politike jeni ju ata qe do ta arrini suksesin tek nxënësit”./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme