Kurti: Gjeneratat e reja sot gëzojnë frytet e kontributit të familjes Gashi

10:40 | 7 Mars 2022
arbresh.info

Kryeministri, Albin Kurti, ka ndarë mirënjohjen për familjen e Ibrahim Gashit, në shtëpinë e të cilëve u përurua edhe pllaka përkujtimore për vitet 1991-1998.

Në këtë shtëpi është zhvilluar procesi mësimor për nxënësit e shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se gjeneratat e reja sot gëzojnë frytet e kontributit të familjes Gashi.

“Prandaj ky moment është shumë i veçantë jo veç për familjen e juaj po për të gjithë neve që e kemi njohur. Ndërkohë që të gjithë edhe ata që nuk e kanë njohur i gëzojnë sot frytet e kontributit të tij. Prindërit i patën bërë shtëpitë shkolla e fëmijët në shkolla ndjehen si në shtëpi sidomos te ne që kemi qenë shumë gjatë në okupim”, deklaroi Kurti.

Në ceremoni ishte e pranishme edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme