Një person është therur me thikë mbrëmë në Pejë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.
Rugova tha se është arrestuar personi i cili dyshohet se e ka shkaktuar veprën.
“Mbrëmë rreth orës 21:40 policia ka pranuar informatën se në urgjencën e spitalit të Pejës gjendet një person i cili dyshohet se ka marrë plagë trupore nga një mjet i mprehtë. Sipas ekipit mjekësor personi është jashtë rrezikut për jetë. Policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sadri Kelmendi”-tha ai.
Ky rast u bë i ditur edhe në raportin 24 orësh të policisë.
Rr.Sadri Kelmendi, Pejë, 06.03.2022-21:40.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Pejës. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet ne mbajtje. /arbresh.info/
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...