Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Evropën, James Cleverly, tha se oferta e fundit e Rusisë për një armëpushim dhe një rrugë shpëtimi për civilët ishte “cinike e pabesueshme”, transmeton arbresh.info.
Dy përpjekjet e mëparshme për të krijuar korridore humanitare kanë përfunduar me granatimet e civilëve teksa ata përpiqeshin të iknin drejt sigurisë.
Rrugët e evakuimit të publikuara nga agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti treguan se civilët do të mund të largohen vetëm në Rusi dhe Bjellorusi.
“Duket cinike përtej besimit. Ekziston një pikëpamje që Vladimir Putin besonte se ekzistonte një dëshirë e përhapur e ukrainasve për të qenë më afër Rusisë, për të qenë më rusë. Mendoj se kjo është një absurditet i plotë nga rrethanat që po shohim. Sigurimi i rrugëve të evakuimit në krahët e vendit që aktualisht po shkatërron tuajin është një marrëzi”, deklaroi ai për BBC.
Sipas tij, gjëja më humanitare që rusët mund të bëjnë është t’i japin fund këtij pushtimi krejtësisht të paligjshëm, krejtësisht të pajustifikuar të Ukrainës./arbresh.info/
Lëndohet Vedat Muriqi
Merr flakë banesa në Pukë, detajet e para
Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit
Veliaj: Policia Bashkiake e Tiranës certifikohet me standard...
Rizvanolli për KEK-un: Ka qenë dhe mbetet njëra ndër ndërmar...
Gërmimi për varreza masive në Serbi mbetet sfidë për Kosovën