Policia ruse ka arrestuar më shumë 4,300 persona gjatë ditës së dielë gjatë protestave të zhvilluara në Rusi kundër luftës dhe Presidentit Vladimir Putin.
Mijëra protestues brohoritën “Jo luftës!” dhe “Turp të kesh!”, sipas videove të postuara në rrjetet sociale nga aktivistë dhe blogerë të opozitës, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Sipas grupit të pavarur monitories, policia edhe ka përdorur dhunë ndaj protestuesve.
Ministria e Brendshme e Rusisë tha më herët se policia kishte arrestuar rreth 3,500 njerëz, duke përfshirë 1,700 në Moskë, 750 në Shën Petersburg dhe 1,061 në qytete të tjera.
Ministria e Brendshme tha se 5200 njerëz kishin marrë pjesë në protesta. Grupi i monitorimit të protestës OVD-Info tha se kishte dokumentuar ndalimin e të paktën 4,366 personave në 56 qytete të ndryshme./arbresh.info/
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...