Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka dënuar “heshtjen” që ka kapluar Perëndimin, ndërsa Rusia tha se sulmet e saj në industrinë e mbrojtjes të Ukrainës do të vazhdojnë.
Në një video-mesazh, Zelenskyy i quajti sulmet ruse “vrasje të qëllimshme”, transmeton portal arbresh.info
Ai dënoi Perëndimin për “heshtjen” e tyre ndaj njoftimit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes se do të godiste kompleksin ushtarako-industrial të Ukrainës, duke thënë se “është sikur liderët perëndimorë janë shpërbërë”.
Zelensky tha se nuk është dëgjuar me asnjë nga aleatët gjatë ditës së dielë.
“Nuk kam dëgjuar asnjë reagim nga asnjë lider botëror sot. Nga asnjë politikan perëndimor. Nuk ka asnjë reagim për këtë njoftim. Mendoni për ndjenjën e mosndëshkimit të pushtuesve: ata shpallin mizoritë që janë planifikuar. Pse?”, tha ai.
Presidenti i Ukrainës, ditë më parë ka kritikuar ashpër edhe NATO-n për mos mbylljen e hapësirës ajrore në Ukrainë./sky/cnn/arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...