Google ADS

Dua Lipa akuzohet përsëri për plagjiaturë

21:11 | 6 Mars 2022
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është akuzuar dy herë për plagjiaturë.

Në fillim u akuzua për këngën “Levitating”, ndërsa tani kantautorët L.Russell Brown dhe Sandy Linzer pretendojnë që Lipa ka kopjuar këngët e tyre ‘Wiggle and Giggle All Night’ dhe ‘Don Diablo’ i përdori në hapje të “Levitating”.

Në fillim të kësaj jave, 26-vjeçarja u akuzua gjithashtu nga grupi reggae Artikal Sound System se kishte përdorur këngën e tyre të vitit 2017 Live Your Life si bazë për Levitating . Anëtarët e grupit të Floridës kanë shprehur dëshirën për një pjesë të fitimeve të Levitating dhe po kërkojnë dëmshpërblim.

Levitating doli në vitin 2020 dhe u bë një hit i menjëhershëm në mbarë botën. Kënga kaloi jo më pak se dyzet javë në top listat e njohura amerikane Billboard Hot 100 dhe u bë kënga më e suksesshme e vitit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme