Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me rezultat 75:78 (20:25, 20:22, 14:14, 21:17), në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Fillimi i ndeshjes ishte interesant me një epërsi të lehtë të mysafirëve, ndërsa më pas vendasit ngushtuan shifrat në 12:13, kur filloi një seri prej 0:7 e prizrenasve për 12:20, kurse çereku i parë përfundoi me shifrat 20:25.
Periudhën e dytë më mirë e nisën kryeqytetasit që arritën të kalojnë në epërsi 29:27, e më pas zhvillohet lojë me kthesa, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por në fund, basketbollistët e Prizrenit 16 sërish shkëputen për të shkuar në pushim me shifrat 40:47.
Bardhekaltrit nuk dorëzohen dhe në periodën e tretë arritjnë të ngushtojnë shifrat në 50:52, megjithatë, prizrenasit sërish shkëputen në 52:61, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 54:61. Çereku i fundit ishte dramatik, me prishtinasit që nuk dorëzohen dhe barazojnë shifrat në 75:75, 0:27 sekonda para fundit, por në momentet vendimtare, Prizreni 16 ishte më i vëmendshëm dhe triumfoi 75:78.
Te Sigal Prishtina u dalluan Meriton Ismaili me 17 pikë e gjashtë kërcime dhe Wendell Mitchell me 22 pikë, kurse te Prizreni 16 u dalluan Urim Zenelaj me 19 pikë e 12 kërcime dhe Darell Davis me 26 pikë e 10 kërcime.
Sigal Prishtina ka 10 fitore e 11 humbje, kurse Prizreni 16 ka 13 fitore e gjashtë humbje.
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...