Rusia ka paralajmëruar të gjitha shtet se kushdo që i ndihmon Ukrainës në fushat ajrore, doemos do të hyjë në konflikt direkt me shtetin rus.
“Përdorimi i rrjeteve të aeroporteve të këtyre vendeve për bazën e avionëve ushtarakë ukrainas dhe përdorimi i tyre pasues kundër forcave të armatosura ruse mund të konsiderohet si përfshirje e këtyre shteteve në një konflikt të armatosur,” – ka thënë zëvendës ministri Igor Konashenkov, raporton Sky Neës, transmeton arbresh.info.
Gjatë ditës së sotme, sekretari i shtetit amerikan me anë të një konferencë për media ka bërë të ditur se kanë dhënë dritën jeshile NATO-s për të ndihmuar Ukrainën me avionë luftarak, ndërsa Polonia konsiderohet si shteti më favorit për të furnizuar ukrainasit me avionë luftarak. / arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?