Një djalë nga Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës, u përshëndet si “një hero i natës” nga autoritetet sllovake pasi ata thanë se ai kaloi vetë kufirin e Ukrainës për në Sllovaki.
11-vjeçari mbante një çantë shpine, një qese plastike, një pasaportë dhe kishte një numër telefoni të shkruar në dorën e tij, sipas Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë, shkruan CNN, transmeton arbresh.info
Ai erdhi i vetëm sepse prindërit e tij duhej të qëndronin në Ukrainë. Vullnetarët u kujdesën për të, e çuan në një vend të ngrohtë dhe i dhanë ushqim dhe pije”, tha ministria.
Deklarata, e postuar në faqen e ministrisë në Facebook të shtunën, thoshte se falë informacionit të shkruar në dorën e djalit dhe në një copë letre që ishte palosur në pasaportën e tij, stafi në kufi ishte në gjendje të vinte në kontakt me të afërmit e djalit në Sllovaki të cilët më pas mundën të vinin dhe ta merrnin.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...