Google ADS

Osmani nga Prekazi: Do ta kemi udhërrëfyes trimërinë dhe sakrificën e familjes Jashari

09:31 | 6 Mars 2022
A Z

Kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe Presidentja Vjosa Osmani, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Skenderaj, në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Osmani para mediave ka theksuar se sot përkujton sakrificën sublime të familjes Jashari në kryer me komandantin legjendar Adem Jashari.

“U tregua trimëri një e jashtëzakonshme në një situatë të jashtëzakonshme kur ne ishin nën rrethimin gjenocidal të Serbisë. Ata u sulmuan në shtëpinë e tyre, numri më i madh të i të vrarëve ishin gra dhe fëmijë, kjo e tregon se ishte ndër masakrat më të tmerrshme për të cilën akoma nuk ka drejtësi”, ka thënë Osmani./arbresh.info/

Të ngjashme