Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njihet si Dita e Dëshmorëve, sot do të bëhen homazhe dhe do të mbahet akademi përkujtimore.
Në të gjithë Kosovën do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.
Ceremonia e homazheve fillon në orët e mëngjesit me nderime te varri i komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz dhe Memoriali i dëshmorëve në Marinë. Një aktivitet rekreativ “Meeting offRoad Drenica” do të mbahet në Skenderaj.
Me rastin e Epopesë së UÇK-së do të hapet instalacioni me fotografi dhe video, si dhe do të mbahet një akademi përkujtimore.
Manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” përfundon nesër me ndezjen e zjarreve në Prekaz.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç