Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai kishte folur me CEO-n e SpaceX, Elon Musk dhe njoftoi se vendi do të marrë më shumë nga terminalet e tij të internetit satelitor Starlink këtë javë.
“Kam biseduar me @elonmusk”, shkroi Zelensky në Twitter. “Unë i jam mirënjohës atij për mbështetjen e Ukrainës me fjalë dhe vepra. Javën e ardhshme do të marrim një grup tjetër sistemesh Starlink për qytetet e shkatërruara. Diskutuam projektet e mundshme hapësinore. Por unë do të flas për këtë pas luftës”.
Starlink ofron internet me shpejtësi të lartë nga hapësira me satelitët që fluturojnë në orbitën e ulët të Tokës. Musk tha të enjten se sistemi ishte i vetmi sistem komunikimi jo-rus që ende punon në disa pjesë të Ukrainës pas pushtimit rus raporton “BBC”. Ndërkohë, në një fjalim drejtuar popullit ukrainas të shtunën mbrëma, Zelensky u bëri thirrje qytetarëve në zonat e pushtuara ruse të vendit që të luftojnë kundër ushtrisë së Vladimir Putin.
“Ukrainas! Në të gjitha qytetet tona, ku armiku pushtoi, shkoni në ofensivë. Dilni në rrugë. Ne duhet të luftojmë sa herë që kemi një mundësi,” tha ai. / abcnews.al
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?