Johnson zbulon planin për luftuar Vladimir Putinin

00:07 | 6 Mars 2022
Trina Galanxhi

Nuk mjafton që komuniteti ndërkombëtar thjesht të shprehë mbështetjen për Kievin pa veprim, ka thënë Boris Johnson, teksa ka zbuluar planin prej gjashtë pikash, përmes të cilit shpresoj të sigurojë dështimin e Rusisë.

Kryeministri britanik tha se “nuk janë historianët e ardhshëm, por populli i Ukrainës ata që do të jenë gjyqtarët tanë” për mënyrën se si bota reagon ndaj “sulmit të shëmtuar, barbar” të Vladimir Putinit, transmeton portal arbresh.info

“Nuk mjafton të shprehim mbështetjen tonë për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, ne duhet ta mbrojmë atë kundër një përpjekjeje të vazhdueshme për të rishkruar rregullat me forcë ushtarake”, tha ai.

Johnson do t’u bëjë thirrje homologëve të tij në mbarë botën që të bëjnë një “përpjekje të rinovuar dhe të bashkërenduar” për të trajtuar Presidentin rus.

Tashmë, 141 vende kanë denoncuar veprimet e Kremlinit në një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Rreth 38 vende, të koordinuara nga Britania e Madhe, kanë udhëhequr gjithashtu referimin më të madh ndonjëherë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Megjithatë, Boris Johnsonka vendosur që t’u thotë udhëheqëve ndërkombëtarë përmes një editoriali në Nju Jork Times se se komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet nën një plan prej gjashtë pikash për të mbajtur presionin.

Johnson do t’u bëjë thirrje liderëve që të mobilizojnë një “koalicion humanitar ndërkombëtar” për Ukrainën dhe të mbështesin vendin “në përpjekjet e tij për të siguruar vetëmbrojtjen e tij”.

Sipas Boris Johnson, presioni ekonomik mbi Kremlinin duhet të rritet, ndërsa ka shtuar se duhet të ndiqen rrugët diplomatike për zgjidhjen e luftës, kjo mund të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e plotë të “Qeverisë legjitime të Ukrainës”.

Ai do të shtojë se duhet të ketë gjithashtu një “fushatë të shpejtë për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë në të gjithë zonën euro-atlantike”. Ai do të japë mesazhin e tij kur të takohet me kryeministrin kanadez Justin Truedau dhe kryeministrin holandez, Mark Rutte, të hënën.

Të martën, Johnson do të presë liderët e grupit V4 të vendeve të Evropës Qendrore – Republikën Çeke, Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë.

Ai ka theksuar se këto vende tashmë janë duke u përballur me krizën humanitare të shkaktuar nga pushtimi, pasi numri i njerëzve që ikën nga Ukraina arriti në 1.4 milion në vetëm 10 ditë./irishexamine/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme