BE-ja duhet të varet më pak nga energjia ruse, thonë Von der Leyen

23:54 | 5 Mars 2022
Trina Galanxhi

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se BE-ja duhet të “heq qafe” varësinë e saj nga nafta, gazi dhe qymyri rus.

“Ne duhet të diversifikojmë furnizimin, duhet të përmirësohemi në efiçencën e energjisë dhe të investojmë masivisht në burimet e rinovueshme,” tha ajo në një konferencë shtypi në Madrid së bashku me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, ku edhe diskutuan për çështjen e energjisë përpara samitit të BE –së në Versaje, transmeton portal arbresh.info

Krahasuar me vendet tjera, Spanja ka varësi të ulët nga energjia ruse.

Pak më pak se 9% e importeve totale të gazit të Spanjës janë nga Rusia, sipas CORES, ndërsa gazi rus në Gjermania përbën 65% të furnizmit.

Megjithatë, furnizimi me gaz i Spanjës gjithashtu u ndërpre kohët e fundit. Në tetor, Algjeria, e cila furnizon rreth 42% të gazit të Spanjës, mbylli një tubacion kyç që kalonte përmes Marokut në Spanjë si pjesë e një mosmarrëveshje diplomatike me Marokun.

Von der Leyen vlerësoi gjithashtu përdorimin e burimeve të rinovueshme nga Spanja, të cilat mbuluan 21% të kërkesës për energji të vendit në vitin 2021./anadoly agency/arbresh.info/

Të ngjashme