Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se “sanksionet kundër Rusisë janë të barasvlefshme me shpallje të luftës”.
Ai e tha këtë kur foli në një ngjarje përpara Ditës së Gruas, cituar nga agjencia e lajmeve Tass, transmeton portal arbresh.info
“Krijimi i një zone të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë nga çdo vend do të shihet nga Moska si pjesëmarrje e drejtpërdrejtë në konfliktin e armatosur”, shtoi Putin.
“Rusia do të jetë mjaft e fortë për të realizuar objektivat e operacionit special që po zhvillohet në Ukrainë”, tha kreu i shtetit rus.
Operacioni special është parafraza me të cilën autoritetet ruse tregojnë luftën e nisur në Ukrainë, ndërsa asnjëherë deri me tani nuk kanë përmendur fjalën luftë.
“Ushtria ruse do të kryejë të gjitha detyrat”, shtoi Putin, duke sqaruar se “operacioni special në Ukrainë po zhvillohet sipas planeve dhe orarit të parashikuar nga Shtabi i Përgjithshëm”./arbresh.info/
Gjashtë të vrarë në një sulm izraelit në Bejrut
Ambasadori britanik: Autorët e sulmit në Banjskë të sillen p...
Vrasje në tentativë në Klinë, arrestohet i dyshuari
Milot Rashica pjesë e formacionit të javës në Turqi
Anija “Oriku”, stërvitje të përbashkët me anijen gjermane Pe...
Vajza e Afrim Bunjakut: Askush nuk e mbush boshllëkun tënd, ...