Google ADS

Uk Lushi: Serbia dhe Putini po përgatisin planin e ndërhyrjes në veri të Kosovës

21:30 | 5 Mars 2022
V. S.

Në kohën e agresionit rus në Ukrainë, aktivisti shqiptar në SHBA njëherësh ish- luftëtari i UÇK-së nga Batalioni Atlantiku, Uk Lushi, ka paralajmëruar një sulm të mundshëm të Serbisë në veri të Kosovës, në bashkëpunim me Rusinë.

Lushi, duke u thirrur në shërbime të inteligjencës, ka thënë se Serbia dhe Putini janë duke përgatitur planin e një inkursioni në veri të Kosovës.

“Sipas disa shërbimeve të inteligjencës, Serbia dhe Putini janë duke përgatitur planin e një inkursioni në veri të Kosovës. NATO, KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe populli i Kosovës duhet të jenë gati”, ka shkruar Lushi në një postim në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme