Anëtarët e Kongresit amerikan, 19 sish, thonë se në kushtet e krijuara nga agresioni rus në Ukrainë, është më e rëndësishme se kurrë që administrata e Presidentit Joe Biden të rrisë angazhimin diplomatik në Ballkanin Perëndimor.
Ligjvënësit amerikanë nga të dyja partitë, në një letër dërguar Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të dyfishojnë përpjekjet për konsolidimin e demokracisë dhe për nxitjen e integrimit euro-atlantik të rajonit.
“Integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në komunitetin transatlantik duhet të jetë përparësi për Shtetet e Bashkuara ndërsa ne përpiqemi të konsolidojnë aleancat tona në gjithë Evropën dhe i kundërvihemi përhapjes dhe ndikimit të regjimeve autokratike, përfshirë atyre të Rusisë dhe Kinës”, thuhet në letër.
Letrën e ka bërë publike kongresistja Dina Titus, e cila në një postim në twitter ka shkruar se “Ndërsa bota shikon shpalosjen e pushtimit të paligjshëm rus të Ukrainës, është më e rëndësishme se kurrë për SHBA-në të thellojë angazhimin e saj në Ballkan”, ka shkruar ajo.
Në letër anëtarët e Kongresit thonë se përpjekjet amerikane duhet të përqendrohen tek rritja e investimeve dhe integrimi i rajonit, angazhimi për integrim të shpejtë në BE, nxitja a dialogut Kosovë-Serbi, zbutja e tensioneve në Bosnje dhe ndihma për demokracinë./arbresh.info/
As the world watches Russia’s unlawful invasion of Ukraine unfold, it is more important than ever for the U.S. to deepen its engagement in the Balkans. Today I led a letter with my colleagues urging @StateDept to demonstrate our readiness to support democratic values abroad. pic.twitter.com/c0FVz7iEYI
— Dina Titus (@repdinatitus) March 4, 2022
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?