Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka komentuar zhvillimet e fundit që po ndodhin në Kosovë, ku politikanë të shumtë kanë paralajmëruar një sulm të mundshëm serb në Kosovë, pas pushtimit që ia bëri Rusia Ukrainës.
Zogaj, përmes një shkrimi në facebook tha se, nëse dikush ka informacione se Serbia mund ta sulmojë veriun e Kosovës atëherë duhet që këto informacione të mbahen për vete, të përgatitet shteti dhe institucionet të mobilizohen heshturazi
“Rusia per me shume se tre muaj bente pergatitje per me e sulmu Ukrainen, ndersa presidenti Zelenyski ne asnje moment nuk deklaronte qe Rusia do t’i shpalle lufte Ukraines.Nderkohe ne Kosove, ka nje etje te njerezve me deklaru qe “Serbia do te mund te sulmoje ne veri.” Cka eshte ky zell qe me u deklaru per dicka kaq te ndjeshme? Nese keni informacione, mbani per vete, pergatiteni shtetin, njoftoni aleatet e mobilizoni institucione heshturazi. E nese nuk keni informacione te tilla, nuk ish dashte me kriju keso situatash sepse kjo pastaj eshte agjende e dikujt tjeter, e jo e Kosoves e as e NATO-se.P. S, i pashe dekaratat e Konjufces, Xhavit Halitit etj”, shkroi Zogaj./arbresh.info/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...