Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka përkujtuar heroizmin e familjes Jashari në 24-vjetorin e rënies së tyre për lirinë e Kosovës.
Ai në një postim në facebook ka shkruar se vepra e familjes Jashari dëshmoi para botës se si duhet atdheu.
Postimi i plotë:
“Sot mbarë kombi ynë kujton dhe nderon heroizmin e Jasharajve, kushtrimin e lirisë që jehoi nga krismat e pushkëve të tyre në Prekaz më 5, 6 dhe 7 Mars të vitit 1998.
Vatra e tyre nga ku i dëshmuan botës mbarë se si duhet atdheu qëndron me krenari në këmbë, ashtu siç qëndron edhe Kosova mbi themelet e gjakut të 59 dëshmorëve që i dhanë për lirinë e saj.
Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe të gjithë bijve e bijave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që përjetësuan amanetin e tyre për Kosovën e lirë”, ka shkruar Ahmeti/arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...