Osmani: Nderojmë trimërinë dhe sakrificën e familjes Jashari për Kosovën e lirë dhe të pavarur

19:49 | 5 Mars 2022
V. S.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 24 vjetorin e fillimit të sulmeve mbi familjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, ka përkujtuar trimërinë dhe sakrificën e tyre për Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Osmani, përmes një postimi në twitter, tha se 24 vjet më parë, regjimi gjenocidal i Milosheviqit rrethoi dhe vrau brutalisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë shumë fëmijë.

“Sot nderojmë trimërinë dhe sakrificën e tyre për Kosovën e lirë dhe të pavarur. Ne kurrë nuk do të harrojmë dhe do të vazhdojmë të jemi avokatë të zëshëm për drejtësinë”, ka shkruar Osmani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme