Një aeroplan qeveritar rus do të shkojë nga Shën Petersburgu në Uashington që të kthejë diplomatët rusë në vendin e tyre, tha të shtunën në llogarinë e saj në Telegram zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, transmeton CNN.
“Ky avion do të kthehet në atdheun e tyre diplomatët rusë, të cilët qeveria amerikane i ka shpallur persona non grata”, shtoi Zakharova. Asnjë afat kohor nuk ishte dhënë në deklaratën e Zakharova.
Qeveria e SHBA miratoi një fluturim charter nga qeveria ruse për të lehtësuar largimin e personelit të misionit rus të Kombeve të Bashkuara, të cilët u dëbuan për abuzim me privilegjet e tyre të qëndrimit.
Ky përjashtim i veçantë u bë në përputhje me rregulloret federale për të siguruar që personeli i misionit rus dhe familjet e tyre të largoheshin deri në datën që kishim udhëzuar, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Nuk do të dalin nga moda: Tapeta muri me lule për çdo shtëpi
Ford thuhet se ka filluar prodhimin serik të Capri-t të ri t...
Shenjat që tregojnë se je duke humbur veten për të bërë të t...
Përfitimet e të menduarit pozitiv dhe si ta praktikojmë atë ...
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton dro...
Peci u kërkon debat ish-ministrave të Bujqësisë, synon t’i k...