Chelsea ‘shpartallon’ Burnley, ‘blindon’ pozitën e tretë

18:01 | 5 Mars 2022
KRG

Chelsea ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Burnley në kuadër të xhiros së 28-të në Premierligë.

“Blutë” e Londrës triumfuan me rezultat të thellë 0:4.

Chelsea dominoi qysh nga minuta e parë, por që nuk i finalizuan aksionet e shumta, kësisoj pjesa e parë përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë, klubi londinez ishte shumë i motivuar, ku shënoi tre herë brenda shtatë minutave.

Reece James pas një asistimi të Chalobah ndryshoi shifrat duke e vendosur Chelsean përpara (47′), shkruan lajmi.net.

Vetëm pesë minuta më vonë, Kai Havertz pas një asistimi të Pulisic dyfishoi epërsinë.

Gjermani doli sërish në skenë duke shënuar edhe golin e tretë, por këtë herë u asistua nga James (55′).

Fitoren e Chelseas e vulosi amerikani Pulisic me një gol të bukur (69′).

Kështu, Chelsea mban pozitën e tretë me 53 pikë, derisa Burnley zë pozitën e 18-të me 21 sosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme