Kontrata e Luis Suarez me Atletico Madrid skadon më 30 qershor dhe ai pritet të largohet pasi ka kaluar dy sezone në Wanda Metropolitano, por uruguaiani mund të qëndrojë në La Liga Santander.
Tani 35 vjeç, Suarez është në përfundim të karrierës së tij dhe nuk ka marrë asnjë lajm nga Atletico Madrid për një zgjatje të kontratës.
Diego Simeone ishte kyç për të sjellë Suarezin në klub nga Barcelona dhe tani do të ketë një rol kyç në vendimin nëse qendërsulmuesi duhet të qëndrojë.Ndërkohë Suarez ka marrë telefonata nga klube të tjera. Përfaqësuesit e tij kanë dëgjuar ofertat nga Ajaxi dhe Interi, madje edhe klubet braziliane, por interesim thuhet se ka edhe brenda Spanjës.
Sipas gazetës Marca, besohet se Sevilla dhe disa klube të tjera spanjolle mund të jenë të interesuar për nënshkrimin e numrin 9.
Suarez dëshiron të qëndrojë në La Liga Santander, ku ka luajtur që nga viti 2014, pasi do të dëshironte të vazhdonte të luante në nivelin më të lartë për të shkuar në formë të mirë në Kupën e Botës “Katar 2022” me kombëtaren e Uruguait.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...