Google ADS

Pas kërcënimeve me luftë nga Rusia, Suedia dhe Finlanda ndërmarrin masat e para

14:47 | 5 Mars 2022
L G

Suedia dhe Finlanda, të dy shtetet të cilat nuk janë anëtare të NATO-s, do të forcojnë bashkëpunimin e tyre ushtarak.

Ky veprim i tyre vjen pasi që këto shtete u kërcënuan nga Rusia nëse bëhen anëtare të NATO-s apo nisin procedurat për t’u bërë pjesë e saj, shkruan Reuters.

Njoftimi për rritjen e bashkëpunimit ushtarak u bë në një konferencë të përbashkët të kryeministreve të dy vendeve, Sanna Marin, respektivisht Magdalena Anderson.

Më herët gjatë ditës edhe presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, tha se ka biseduar me të dy shtetet për të përfocuar bashkëpunimin mes tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme