Presidenti amerikan Joe Biden, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij finlandez, Sauli Niinisto ndërsa gjatë takimit me të e ka telefonuar edhe me kryeministren e Suedisë Magdalena Andersson. Suedia dhe Finlanda s’janë anëtare të NATO-s, ndërsa para disa ditësh Rusia kërcënoi këto dy vende që mund të kenë pasoja ushtarake nëse ia mësyjnë anëtarësimit në aleancën veriatlantike.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë, tha se me presidentin e Finlandës ka biseduar për sigurinë në Evropë dhe se Suedia e Finlanda janë partnerë të vlerësuar mbrojtës për ShBA-në dhe NATO-n.
Sot mirëprita presidentin e Finlandës Niisto në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar për sigurinë evropiane. Gjatë takimit tonë, telefonova kryeministren e Suedisë Magdalena Andersson për të disktutuar zgjerimin e bashkëpunimit tonë. Të dy shtetet janë partnerë mbrojtës të vlerësuar për ShBA-në dhe NATO-n”, ka shkruar presidenti Biden./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...