Google ADS

Policia me operacion nëpër shkolla, konfiskon armë të ftohta

09:02 | 5 Mars 2022
S D

Policia e Kosovës ka zhvilluar një planë operativë nëpër shkolla, e ku ka konfiskuar armë të ftohta në dy lokacione në Podujevë, shkruan arbresh.info.

Rastet në raportin e PK-së:

Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë, 04.03.2022 – 14:00. Policia gjatë një pani operativ në shkolla, nga e dyshuara femër kosovare (nxënëse), ka konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë, 04.03.2022 – 14:00.  Policia gjatë një pani operativ në shkolla, nga i dyshuari mashkull  kosovar (nxënës), ka konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme