Juventusi tani ka kontaktuar për të nënshkruar mesfushorin e Manchester Untied, Paul Pogba në një transferim të lirë këtë verë.
“Gazzetta dello Sport”, pretendon se Massimiliano Allegri “ëndërron” që Juventusi të nënshkruajë me Pogban në verë dhe bardhezinjët tani po punojnë për të rënë dakord potencialisht për një marrëveshje me Mino Raiola për të rikthyer francezin në Torino.
Thuhet se “Zonja e Vjetër” është rikthyer në kontakt me Raiolën, me Juventusin të gatshëm të ofrojë 7.5 milionë euro në sezon për të joshur lojtarin.
Thuhet se Juventusi do të duhet të bëjë disa sakrifica dhe shitje për të rikthyer francezin dhe pasi të krijojë një hapësirë financiare, ata do të jenë në gjendje t’i ofrojnë lojtarit 7.5 milionë euro në sezon dhe është situata e kontratës së Pogba që ka shkaktuar lëvizjen e Juventusit.
Problemi, tani për tani, është paga e tij aktuale në Manchester United pasi ai fiton 15 milionë euro në sezon në Old Trafford. Kjo shifër do të ishte përtej mundësive të Juventusit, siç janë gjërat, por ata do t’i garantonin atij të njëjtën pagë si Dusan Vlahovic./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?