Një person është gjetur pa shenja jete në terasën e hotel “Luxus” në Gjakovë.
Personi është gjetur i varur një 27 vjeçar, shkruan arbresh.info
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj për arbresh.info tha se personi është gjetur i vdekur në terasën e hotelit rreth orës 14:00 të ditës së sotme.
Sipas tij, viktima në fjale është shqiptar nga Kosova me shtetësi Amerikane.
“Sot me datë 04.03.2022, rreth orës 14:00, Stacioni policor – Gjakovë është njoftuar për një person te varur në terasën e hotel “Luxus” -Gjakovë. Patrulla policor ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar punëtorin ne hotelin “Luxus” dhe i njëjti ka informuar se këtë person e ka pranuar mbrëmë rreth mesnatës, kurse sot ka vërejtur këtë person te varur ne terasen e hotelit. Ne vendngjarje po ashtu ka dalë emergjenca dhe mjeku kujdestar, ku ka bere konstatimin e vdekjes se personit te moshës 1995”, thotë Gjurkaj.
Në lidhje me rastin, ai thotë se është informuar edhe prokurori kujdestar i cili ka dalë ne vendin e ngjarjes.
Pas procedimit te vendit te ngjarjes trupi i viktimës është ekzaminuar dhe tërhequr nga ekipi i mjekësisë ligjore ku me urdhër te prokurorit viktima është dërguar në IML për autopsi.
Hetimet për zbardhjen e rasti janë duke vazhduar./arbresh.info/
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës