Ish- ambasadori i Kosovës në Suedi dhe udhëheqësi i KIPRED-it, Lulzim Peci, thotë se prapa protestave që po mbahen në Beograd në mbështetje të popullit rus qëndron vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Peci pohon se në një fotografi të protestës së sotme është djali i Presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiq, shkruan arbresh.info.
Ky veprim sipas tij, është një argument që e bën më të besueshëm faktin se Aleksandar Vuçiq qëndron në fakt prapa kësaj proteste.
“Organizatori i protestës së sotme në Beograd, në përkrahje të Rusisë, Damjan Knezheviq (Narodna Patrola) në këtë foton e artikullit, është së bashku me Danilo Vuçiqin, biri i Alekasandar Vuçiqit. Në foto është edhe Milica Gjurgjeviq, udhëheqëse e Lëvizjes “Zavetnici”, e njohur si shume pro-ruse. Ky është një argument që e bën më të besueshëm faktin se Aleksandar Vuçiq qëndron në fakt prapa kësaj proteste. Ai e ktheu për 90 shkallë qëndrimin e Serbisë me votimin në Kombet e Bashkuara, mirëpo qëllimi i tij i vërtetë është që tani ai të duket pro-perëndimor krahas ultra-nacionalistëve pro-rusë”, shkruan Peci në Facebook,
Ndryshe, në Beograd sonte u mbajt një tubim tjetër i serbëve në mbështetje të popullit rus. Tubimi u organizua nga disa grupe serbe të krahut të djathtë.
Tubimi u mbajt në afërsi të Presidencës së Serbisë, kurse pjesëmarrësit dhanë mesazhe mbështetjeje për Rusinë, e cila filloi pushtimin ushtarak të Ukrainës të enjten e kaluar./arbresh.info/
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj