Policia e Kosovës, Rajoni i Ferizajt ka arrestuar një person të kërkuar nga gjykata.
I dyshuari, E.K, 21 vjeçar kërkohej nga drejtësia për “Rrezikim i trafikut publik” për të cilën vepër penale ishte dënuar më 7 muaj burgim, shkruan arbresh.info
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 17:10 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, ka arrestuar në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj personin e kërkuar me inicialet E.K(M/K), 21 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ” Rrezikim i trafikut publik ” me dënim burgimi prej shtatë muajve”, njofton policia e Ferizajt.
Policia, të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...